21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

‘Opoja Vallëzon’ mblodhi folklorin ballkanik në Bresanë – Maqedonia e Veriut fituese kryesore

Mbrëmë u përmbyll me sukses edicioni i shtatë i Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon”, i cili për tri net rresht e shndërroi fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit në një qendër të kulturës, artit dhe bashkimit ballkanik.

Në fjalën e tij përmbyllëse, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun që i dhanë jetë këtij festivali.

“Jemi në përmbyllje të një ngjarjeje që për tri net me radhë e bëri Brodosanën, dhe gjithë Opojën, qendër të artit, vallëzimit dhe bashkimit kulturor. Ju falënderoj nga zemra që i dhatë jetë këtij edicioni dhe e kthyet atë në një manifestim kulturor që do të kujtohet gjatë”, tha ai, raporton PrizrenPress.

Xheladini vlerësoi mërgatën për praninë dhe përkushtimin e tyre, si dhe falënderoi Shoqërinë Kulturore-Artistike “Bresana” dhe profesor Dilaver Kryeziun, të cilët i cilësoi si zemra dhe lokomotiva e festivalit.

“Profesor, ju faleminderit nga zemra për përkushtimin jetësor që keni dhënë për kulturën dhe traditën tonë”, shtoi ai.

Juria profesionale, e përbërë nga prof. dr. Mirjana Mirçevska dhe etnologja Besarta Reçica, shpalli fituesin kryesor të edicionit të shtatë – ansamblin nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë katër viteve të fundit, Komuna e Dragashit ka mbështetur festivale të ngjashme në Bresanë me një buxhet prej 112,000 euro, ndërsa Shoqëria Kulturore-Artistike “Bresana” ka përfituar gjithsej 44,000 euro për veprimtaritë e saj.

“‘Opoja Vallëzon’ nuk është vetëm një festival – është dëshmi e gjallë se kur bashkohemi për kulturën, trashëgiminë dhe vlerat tona, krijojmë mrekulli. Shihemi vitin tjetër me më shumë ngjyra, më shumë valle dhe më shumë shpirt,” përfundoi Xheladini, duke uruar fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

“Dy ëmbëlsira dhe dy koktej, 33.40 euro – pa kupon fiskal”, mërgimtari ankohet për çmimet e larta në Shatërvan të Prizrenit

Një mërgimtar ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjete sociale pas një vizite në një nga restorantet në zonën turistike të Shatërvanit, në Prizren. Ai...

Totaj memorandum bashkëpunimi me Swisscontact dhe Makerspace Innovation Center Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Swisscontact – Matching Skills to Jobs dhe Makerspace Innovation Center Prizren, për ta nisur...

Lajmet e Fundit