17.5 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025

Kampi Nacional i FBK-së përfundon në Prizren – Identifikohen talentet e së ardhmes

Pas gjashtë ditësh trajnimesh intensive dhe aktivitetesh të shumta, ka përfunduar me sukses Kampi Nacional 2025, i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në qytetin e Prizrenit.

Në këtë kamp morën pjesë mbi 50 fëmijë, djem dhe vajza nga e gjithë Kosova, të cilët zhvilluan stërvitje të përbashkëta nën drejtimin e trajnerëve të përzgjedhur dhe stafit teknik të përfaqësueseve të reja të Kosovës, raporton PrizrenPress.

“Kampi kishte për qëllim identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj, që do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare në kuadër të projektit Youth Development Fund (YDF) të FIBA-s”, thuhet në njoftimin e FBK-së

Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë jo vetëm stërvitje teknike dhe taktike, por edhe të ndjekin ligjërata edukative dhe aktivitete që forcojnë disiplinën, bashkëpunimin dhe frymën ekipore.

“Ky kamp dëshmon edhe një herë përkushtimin e FBK-së për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e basketbollit në vendin tonë, duke krijuar mundësi reale për rritje profesionale dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Korishë të Prizrenit, policia arreston një person

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas njoftimit...

Keqpërdorimi i gjuhës shqipe në rrjetet sociale

Prof.Dr. Xhafer Beqiraj (Për një vetëdijesim gjuhësor) Gjuha shqipe, si shenjë thelbësore e identitetit kombëtar, po përballet me një krizë të thellë në aspektin e përdorimit...

Lajmet e Fundit