Qatip Osmani emërohet kryetrajner i ri i Malishevës

FC Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të njohur Qatip Osmani në postin e kryetrajnerit të skuadrës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të klubit.

“Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani, i cili do të udhëheqë skuadrën tonë”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Osmani, i njohur për përvojën dhe sukseset e tij në futbollin rajonal, ka drejtuar ekipe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe dhe ndërtuar ekipe të suksesshme.

“Qatip Osmani, një nga emrat më të njohur të futbollit në rajon, ka lënë gjurmë të thella në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe e duke ndërtuar sukses. Tani, strategu tetovar i bashkohet Malishevës për të udhëhequr ekipin tonë drejt objektivave të reja”, thuhet më tej në njoftim.

Në përmbyllje, klubi i uron mirëseardhje trajnerit të ri me fjalët: “Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!”

Emërimi i Osmanit pritet të sjellë një dimension të ri profesional në skuadrën e Malishevës, e cila synon rezultate të larta në sezonin e ri futbollistik./PrizrenPresss.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit