8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, shtetësinë e Kosovës përmes një dekreti presidencial, si vlerësim për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidentja Osmani përmes një deklarate publike, ku e cilësoi këtë vendim si një nder të veçantë dhe një akt mirënjohjeje institucionale.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë”, deklaroi Presidentja.

Sipas saj, Dua Lipa ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të skenës botërore, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, u shpreh Osmani.

Në deklaratë theksohet se ky vendim është një shprehje e mirënjohjes për gjithçka që artistja ka bërë për vendin, për rininë, artin dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën”, thuhet më tej.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit