OVL-UÇK në Prizren organizon transport për protestën kundër Gjykatës Speciale – nisja nga “Sezai Surroi”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), dega në Prizren, ka njoftuar se ka organizuar transport për qytetarët e Prizrenit dhe rrethinës që duan të marrin pjesë në protestën e sotme në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Sipas komunikatës së OVL-UÇK-së, nisja për në kryeqytet do të bëhet me autobus nga Qendra Sportive “Sezai Surroi”, duke filluar nga ora 14:00. Protesta në Prishtinë është parashikuar të fillojë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”, raporton PrizrenPress.

“Ju ftojmë të gjithë familjarët e dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe qytetarët e Prizrenit që të bashkohen në këtë kauzë të drejtë dhe të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të dinjitetit dhe vlerave tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Këshilli Drejtues i OVL-UÇK – Dega në Prizren.

Për më shumë informacione dhe koordinim, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin: 044-257-831.

Kjo iniciativë vjen në vazhdën e protestave dhe reagimeve publike kundër Gjykatës Speciale, e cila sipas organizatorëve, cenon dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së dhe vlerat e arritura gjatë luftës për çlirimin e Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit