5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Prizreni debuton në Ligën e Parë, përballet me Trepçën ’89 të shtunën

FC Prizreni do të zhvillojë të shtunën ndeshjen e parë historike në Ligën e Parë të Kosovës, duke u përballur me KF Trepça ’89 nga Mitrovica. Takimi do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me fillim nga ora 16:30.

Ky duel shënon debutimin e skuadrës prizrenase në këtë nivel garash dhe një moment të veçantë për klubin dhe qytetin, raporton PrizrenPress.

Hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas për pensionistët, femrat dhe fëmijët, duke synuar të mbledhë sa më shumë sportdashës në tribuna.

“Ftojmë të gjithë tifozët e zjarrtë dhe dashamirët e futbollit të jenë pranë ekipit tonë në këtë ditë të veçantë. Bashkë ta bëjmë stadiumin të ndizet me atmosferë dhe përkrahje”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ajlin Shishko- Hajdari emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren

Ajlin Shishko -Hajdari është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit. Ajo njofton se sot ka marrë zyrtarisht detyrën. Emërimi i...

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Lajmet e Fundit