-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Ballkani, klubi i ranguar më së miri ndër klubet shqiptare në Evropë

Kësaj liste i prin Real Madridi, ndërsa, siç edhe pritej, pasohet nga klube gjermane, italiane e angleze.

Top-dhjetëshja e klubeve më të forta evropiane përbëhet nga Bayerni (2), Interi (3), Manchester City (4), Liverpooli (5), Parisi (6), Leverkuseni (7), Dortmundi (8), Barcelona (9) dhe Roma (10).

Por, si qëndrojnë klubet e Kosovës, të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit në këtë listë?

Klankosova.tv ua sjell një përmbledhje:

FC Ballkani nga Suhareke është “krenaria” e klubeve shqiptare në Evropë, duke u renditur në vendin e 163-të nga 415 klube zyrtare në Evropë.

Pas saj vjen Drita e Gjilanit, në vendin e 190-të. Pastaj Prishtina (333), Llapi (339), si dhe Malisheva, Dukagjini dhe Gjilani në pozitat 373, 374 respektivisht 375.

Si qëndrojnë klubet e Shqipërisë?

Klubi më i vlefshëm shqiptar është Partizani, i cili renditet në vendin e 179-të.

Vllaznia vjen e dyta në vendin e 208-të, kurse Tirana, Laçi, Egnatia, Teuta e Dinamo City janë të gjitha në pozitat mbi 300.

Klubi më i vlefshëm nga rajoni

Kroacia duket të jetë shteti me renditjen më të mirë në këtë listë, duke zënë vendin e 40 me Dinamon.

Kurse Serbia, me Cërvena Zvezdën zë vendin e 60-të, dhe Partizanin në të 80-tin.

Maqedonia e Veriut del të jetë shumë më larg se klubet e Kosovës. Renditja nis me Shkëndijen e Tetovës, në vendin 250, pastaj Shkupi në të 253-tin e Struga në të 268-tin, për të vazhduar me klube tjera të renditura edhe më poshtë. /Klankosova.tv

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor”: Uji në Prizren i sigurt për pije, përjashtohet burimi në Muradem

Kompania Regjionale  e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në zonën e shërbimit në Prizren, bazuar në...

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj del në terren pas reshjeve të shiut: Do të veprojmë sipas situatës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dalë në terren pas reshjeve të shiut. Ai ka thënë se do të veprojnë sipas situatës,...

Lajmet e Fundit