7.4 C
Prizren
E premte, 3 Tetor, 2025

Partia Guxo në Prizren garon me 20 kandidatë, bartës i listës Haxhi Avdyli

Partia GUXO – dega në Prizren, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 20 kandidatë për Asamblenë e Qytetit. Bartës i listës do të jetë Haxhi Avdyli.

Në një deklaratë pas dorëzimit të listës, Avdyli theksoi se ekipi i tyre përfaqëson një kombinim të aktivistëve me përvojë të gjatë dhe energjisë rinore, duke reflektuar diversitetin dhe vizionin për një qeverisje lokale më transparente, efikase dhe të afërt me qytetarët.

“Ne si GUXO besojmë se qyteti ynë meriton një përfaqësim dinjitoz dhe të përgjegjshëm. Kandidatët tanë janë të gatshëm të punojnë çdo ditë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të realizuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre”, u shpreh Avdyli, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se dorëzimi i listës është vetëm hapi i parë drejt fushatës zgjedhore, e cila do të fokusohet tek bashkëpunimi me qytetarët dhe paraqitja e planeve konkrete për zhvillim të qëndrueshëm të Prizrenit.

“Shpejt do takohemi me secilin nga ju dhe do prezantojmë jo vetëm emrat, por edhe planet konkrete të përfaqësuesve tanë për Asamblenë e qytetit të Prizrenit”, tha Avdyli./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Rahoveci 29 prezanton fanellat zyrtare të sezonit 2025/26

KB Rahoveci 29 ka zbuluar fanellat e reja zyrtare për sezonin 2025/26, të cilat kombinojnë ngjyrat dhe dizajnin që pasqyrojnë identitetin e klubit dhe...

Aksident i rëndë në Rahovec – humb jetën drejtuesi i traktorit, një i arrestuar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku janë përfshirë një veturë dhe...

Lajmet e Fundit