32.5 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025

Driton Selmanaj prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke e cilësuar atë si një ekip të ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit dhe përkushtimit qytetar.

Sipas tij, kjo listë përfaqëson një kombinim të profesionistëve të dalluar dhe aktivistëve të përkushtuar nga të gjitha pjesët e qytetit.

“Me krenari dhe përgjegjësi të lartë, ju prezantojmë listën tonë zgjedhore për Asamblenë Komunale të Prizrenit – një ekip të përbërë nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetin tonë”, tha Selmanaj.

Ai siguroi qytetarët se përzgjedhja e kandidatëve është bërë me kujdes, bazuar në integritetin dhe angazhimin e tyre.

“Kjo listë është ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit të barabartë dhe angazhimit të sinqertë qytetar”, tha ai.

Duke theksuar nevojën për përfaqësues të ndershëm në institucionet lokale, Selmanaj shprehu besimin se ekipi i tij është alternativa më e mirë për të ardhmen e Prizrenit.

“Prizreni ka nevojë për përfaqësues që e duan qytetin tonë si shtëpinë e tyre. Me këtë listë, ne ofrojmë pikërisht këtë – njerëz të pastër, të përkushtuar dhe të aftë për ta çuar Prizrenin përpara!”

Në fund të fjalës së tij, ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të sjellë ndryshimin që, sipas tij, Prizreni e meriton.

“Na jepni mbështetjen tuaj – dhe bashkë do të ndërtojmë Prizrenin që e duam dhe e meritojmë!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar: Pritja e gjatë e Kosovës për drejtësi

Nga Nevenka Tromp Të dashur qytetarë të Kosovës, “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.” Kjo nuk është vetëm një slogan—është një realitet i dhimbshëm që ju e...

Operacion antidrogë në Prizren, sekuestrohet kokainë 300 mijë euro

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në Prizren, duke sekuestruar 4.4 kilogramë kokainë me vlerë të përafërt 300 mijë euro...

Lajmet e Fundit