19.1 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Banorët e disa fshatrave të Prizrenit protestojnë pas një jave pa energji elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjese të Nashecit në komunën e Prizrenit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mungesën e energjisë elektrike, e cila po zgjat tashmë shtatë ditë radhazi.

Protesta është zhvilluar në udhëkryqin që lidh këto tri fshatra, me kërkesën për ndërhyrje urgjente nga ana e KEDS-it, i cili sipas banorëve dhe përfaqësuesve lokalë, nuk ka ofruar një zgjidhje konkrete deri tani, përkundër kontakteve të përsëritura.

“Jam me fëmijë të sëmurë 34 vjeç, nuk kam ku me la. KEDS-i nuk reagon, por kur vjen puna me paguar, po”, deklaroi Gjergj Berisha, banor i Grazhdanikut.

“Kemi pas një festë më 17 gusht, dhe shumë bashkëfshatarë blenë ushqime që u prishën. Kjo ka shkaktuar humbje të mëdha”, shtoi Kolë Boqaj.

“Bleva agregat të vogël, por sendet u dogjën. Jemi në gjendje të rëndë”, tha Vitor Kala, një tjetër banor i Grazhdanikut.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "ABI ÇARSHIA deshiratnénjevsnal nj nje aNd deshirat ????? LIFE VIDA HAVAT LAVIE ? LEBEN LIV VITA LAMA JETE "Carshi n 22.08 E PREMTE, ORA 20:00 RAMADAN KRASNIQI BINI DANI D A MARGARETA DIEZ GJERAJ LIVE SHOW ?E ABI ÇARSHIA"

Sipas Shukri Qunit, përfaqësues i fshatrave protestuese, defekti ka ndodhur më 14 gusht, dhe kërkesat për takim me zyrtarët e KEDS-it në Prizren nuk janë përfillur. Ai theksoi se situata është e rënduar, veçanërisht për familjet me anëtarë të sëmurë apo të moshuar.

Nga ana tjetër, KEDS ka deklaruar përmes një përgjigjeje me shkrim se defekti është i lidhur me një ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e tensionit të mesëm, që ka ndodhur para gjashtë vitesh. Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, theksoi se terreni nuk lejon rregullimin e linjës ekzistuese, por kompania ka ofruar një zgjidhje alternative përmes vendosjes së tri shtyllave elektrike buzë rrugës – propozim që, sipas tij, është refuzuar nga banorët.

“Ekipet tona kanë qenë dje në vendin e ngjarjes për të instaluar shtyllat, por prapë janë ndaluar. Rasti është raportuar edhe te Policia e Kosovës”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

Ndërkohë, përfaqësuesit e fshatrave paralajmërojnë një protestë të re për të enjten në mëngjes, në rast se situata nuk gjen zgjidhje./rtk/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kontrolle në Prizren, dy të ndaluar për bixhoz të paligjshëm

Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa...

“Ekoregjioni’ në Prizren mbetet pa energji elektrike

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. në Prizren, Burim Shala, ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ambientet e kësaj ndërmarrjeje,...

Lajmet e Fundit