31.6 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Sylejman Çoçaj, emri që nuk harrohet

Sylejman Çoçaj lindi në vitin 1927, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në një familje zejtarësh me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në qytetin e lindjes, Prizren, duke dëshmuar që herët përkushtimin ndaj dijes dhe arsimit.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/537348996102719

Pas përfundimit të gjimnazit, që në moshë të re filloi punën si mësues në Krushë të Madhe, ku shërbeu nga viti 1946 deri në vitin 1948. Më vonë, vazhdoi aktivitetin e tij arsimor në Prizren. Studimet e larta i përfundoi në Shkup, ku diplomoi në Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike.

Studimet pasuniversitare i thelloi në Qendrën e Studimeve Pasuniversitare të Universitetit të Zagrebit, ku edhe u doktorua me temën: “Trajtat në poezinë lirike shqiptare dhe aspekti i tyre letrar-teorik”. Ndërkaq, në Dubrovnik mbrojti temën e magjistraturës me titull: “Fytyra e femrës në lirikën popullore shqiptare”.

Gjatë gjithë rrugëtimit të tij akademik, Sylejman Çoça nuk e ndërpreu asnjëherë punën mësimore. Ai vazhdoi të japë mësim në shkolla të mesme dhe më pas si profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren.

Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në mësimdhënie; ai botoi edhe disa punime të rëndësishme mbi folklorin dhe lirikën popullore shqiptare, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në fushën e studimeve kulturore dhe letrare.

Sylejman Çoçaj u nda nga jeta në muajin shkurt të vitit 1989, dhe u varros në qytetin e Prizrenit – aty ku e nisi dhe e mbylli rrugën e tij jetësore e profesionale, gjithmonë në shërbim të arsimit dhe kombit.

(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit II,” me autor Salajdin Krasniqi)

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

A do të ketë veprime sindikale në prag të vitit të ri shkollor, dekorohen nga SBASHK-u

Nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë deklaruan se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in,...

Përkujtohet heroi i Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, u përkujtua sot jeta dhe vepra e heroit të Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti. Ceremonia përkujtimore mblodhi zyrtarë të...

Thethi

Lajmet e Fundit