3.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Arkitekt Jusuf Xhibo angazhohet në restaurimin e Hamamit të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se po vijon faza e dytë e restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmet Pashës, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Arkitekti Jusuf Xhibo, pjesë e stafit profesional të QRKT-së, është angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces, duke dhënë një shembull përkushtimi dhe profesionalizmi në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, aktualisht punimet po zhvillohen në hapësirën qendrore të hamamit – Apodyteriumin (gardërobën), ku po realizohen sanime të fugave dhe riparime të dëmtimeve të shkaktuara me kalimin e kohës. Paralelisht, në pjesët e tjera të objektit po përgatiten shtresat për shtrimin e dyshemesë sipas projektit konservues, duke përfshirë edhe ndërhyrjet në sistemin nëndyshemesë (hypocaustin), ku po riparohen shtyllat dhe harqet mbajtëse të kësaj strukture komplekse.

“Angazhimi në ruajtjen, mbrojtjen, konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë sonë kulturore është një mision sfidues, veçanërisht në kushte jo gjithmonë të favorshme pune. Këto sfida marrin kuptim dhe rëndësi të veçantë kur përballen me përkushtim profesional, integritet dhe dashuri për trashëgiminë”, thuhet në njoftimin e QRKT-së.

Institucioni ka shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për arkitektin Jusuf Xhibo, duke vlerësuar kontributin e tij të vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prizren, të mërkurën. Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Vdes një 43-vjeçare nga Suhareka, policia: Dyshohet se konsumoi preparate kimike

Një grua 43-vjeçare nga Suhareka ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit