19.1 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Prokuroria godet fort në Prizren: 7 të ndaluar, 30 të akuzuar për armë, drogë dhe dhunë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar për 48 orë 7 persona të dyshuar në tri raste të ndara penale, si dhe ka ngritur 26 aktakuza kundër 30 personave për vepra të ndryshme penale.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimet janë bërë me urdhër të prokurorit kompetent.

Tre persona janë ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy persona për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Dy persona të tjerë janë ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërkaq, brenda së njëjtës periudhë, Prokuroria ka ngritur 26 aktakuza ndaj 30 personave, për një sërë veprash penale që përfshijnë:

4 aktakuza për “Kanosje” (kundër 4 personave),

3 aktakuza për “Sulm” (kundër 4 personave),

3 aktakuza për “Lëndim i lehtë trupor” (kundër 4 personave),

3 aktakuza për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” (kundër 3 personave),

2 aktakuza për “Mashtrim” (kundër 2 personave),

2 aktakuza për “Dhuna në familje” (kundër 2 personave),

1 aktakuzë për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” (kundër 2 personave),

1 aktakuzë për “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësi” (kundër 2 personave),

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Nga një aktakuzë për veprat: “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Zjarrvënie”, “Ngacmim”, “Ngacmim seksual”, “Vjedhje”, “Shantazh” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”, të gjitha kundër nga një personi.

Prokuroria Themelore në Prizren nënvizon se do të vazhdojë me përkushtim veprimet procedurale dhe hetimore ndaj të gjitha rasteve që bien ndesh me ligjet në fuqi, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?H ABI PLATINUM BANESA ME RERIDENCE PAPUOE! LLILFL S'KE NEVOJE PER KP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA B: !...·. ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer t? qytetit?"?

Më Shumë

Policia në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fidan Husmanit

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fidan Husmanit, i lindur në Belgjikë. Policia...

Gjuajtën me armë në aheng familjar, arrestohen dy persona në Prizren

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë një ahengu familjar dyshohet se kanë shtënë me...

Lajmet e Fundit