25.2 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave.

Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata është e gatshme për dialog me Qeverinë, por edhe për veprime sindikale, duke mos e përjashtuar në këtë kuadër as grevën.

“Dialog nuk kemi me kë, nuk kemi as qeveri. Në këtë mënyrë, edhe me Ligjin për organizimin sindikal, edhe me ligjin për greva, fillimisht duhet provuar me dialog. Nëse dialogu nuk ka asnjë rezultat të shkohet me veprime sindikale. SBASHK-u është i përgatitur për të dyja, edhe për dialog, edhe për veprime sindikale, por është në pritje të formimit të institucioneve, gjegjësisht të Qeverisë, më konkretisht të Minsitrisë së Arsimit. Kërkesa më e ngutshme është kontrata kolektive, ngase ne dhe sektorët e tjerë nuk kanë kontratë kolektive, sepse në Ligjin e Punës thuhet të bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive çdo tri vjet. Në këtë situatë jemi nga rastet e rralla në Kosovë ku nuk ka as marrëveshje kolektive, as dialog e as kontratë kolektive”, tha Jasharaj.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ndër kërkesat kryesore të Sindikatës së Arsimit janë rritja e pagave, kushtet më të mira nëpër shkolla dhe sigurimi i teksteve shkollore me kohë që nga klasa e parë deri në të nëntën.

“Me të filluar të ekzistimit të institucioneve do të jetë kontrata kolektive, nënshkrimi nga ne dhe Minsitrai e Arsimit. Është normale që do të kërkojmë paga më të mëdha, sepse kemi mbetur prapa me kolegët tanë në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Do të insistojmë për kushte pune, sepse nuk mund të arrihen ato që duhet. Mësimdhënësit janë të përkushtuar, por me kushtet që i kanë nuk mund të arrijnë objektivat e dëshiruara. Për kushtet e punës duhet angazhim më i madh i qeverisë dhe shtetit. Të ndajnë mjete që të kemi shkolla të shekullit 21 e jo të shekujve të kaluar, me shpuza e shkumësa dhe me tekste që vazhdimisht vonohen”, shtoi ai.

Jasharaj kërkoi që institucionet të angazhohen më shumë, në mënyrë që shkollat në Kosovë të jenë të denja për shekullin 21 dhe jo me kushte të kohëve të kaluara.

“Do të angazhohemi me ministrinë e re që tekstet shkollore të bëhen si dikur dhe librat t’i kemi në shkollë në javën e parë të shtatorit dhe të kemi libra të rinj që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Nëse nuk kemi laptop për nxënësit, të paktën të kemi libra të rinj për të gjithë nxënësit”, tha Jashari.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në...

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit