18.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Albulena Balaj-Halimaj premton logopedë pa pagesë dhe mbështetje për grupet në nevojë

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, ka prezantuar programin e saj zgjedhor në emisionin Debat Përnime, duke e bazuar atë në gjashtë pako zhvillimore që synojnë transformimin e qytetit përmes politikave sociale, arsimore dhe ekonomike.

Në fokus të programit të saj është ofrimi i logopedëve pa pagesë për fëmijët e Prizrenit, një shërbim që ajo e cilësoi si të domosdoshëm në kohën kur zhvillimi teknologjik po ndikon në vonesat e të folurit te fëmijët.

“Kemi tepër shumë nevojë për logoped, e ajo kushton. Ndërkohë që nga Komuna e Prizrenit do të ofrohet ky shërbim pa pagesë,” deklaroi Balaj Halimaj, duke e përfshirë këtë iniciativë në pakon “Prizreni për fëmijë”.

Ish-zëvendëskryeministrja në qeverisjen Hoti (2020–2021) prezantoi edhe angazhimet për nënat vetëushqyese, gratë viktima të dhunës, të moshuarit dhe rininë, duke premtuar qendra të dedikuara, mbështetje në sezonet e ngarkuara dhe hapësira kreative për të rinjtë.

“Prizreni për gratë, për të moshuarit, për rininë – janë pjesë e programit tonë që synon një qytet gjithëpërfshirës, me kujdes dhe respekt për çdo kategori,” tha ajo.

Programi i Albulena Balaj Halimaj mbështetet në disa pako kryesore:Sociale–Shoqërore, Arsim dhe Shëndetësi, Turizëm, Urbanizëm dhe Shërbime Publike.

Ajo është zotuar se nën udhëheqjen e saj, Prizreni do të jetë një qytet gjithëpërfshirës, me politika që synojnë kujdes për fëmijët, mbështetje për gratë dhe nënat vetëushqyese, shërbime për të moshuarit, si dhe hapësira kreative për rininë./Kllxo.com/

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Më Shumë

“I njoh do alamet idiota” i Jurij Hudolinit prezantohet në Rahovec

Gjatë Hardh Orës Poetike në Rahovec u promovua libri “I njoh do alamet idiota” i autorit të njohur slloven Jurij Hudolin, përkthyer nga Fadil...

Suhareka dhe Oda e Arkitektëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim urban

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK). Ky memorandum ka për qëllim...

Lajmet e Fundit