17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në emisionin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në përputhje me nevojat prioritare të Prizrenit.

“Sigurisht që platforma jonë është në përputhje me nevojat prioritare që ka qyteti i Prizrenit, duke u nisur nga një administratë efikase, transparente, zhvillim ekonomik, dhe kur jemi këtu do të ndalem pak më tepër, meqë nuk kemi ndonjë pyetje të veçantë. Jam prej atyre që në vitin 2009 kam prezantuar për herë të parë domethënë idenë për zonën industriale në qytetin e Prizrenit. Por, fatkeqësisht, edhe 16 vjet pas nuk është realizuar ajo zonë industriale. Dhe a e dini pse? Sepse qytetarët e Prizrenit u besuan njerëzve që kanë veç fjalë dhe jo punë” – tha Berisha.

Ai ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme në vitin 2020, po ashtu në Qeverinë Hoti. Qeveria Hoti përbëhej nga koalicioni mes LDK-së, Nismës, PDK-së dhe AAK-së.

Berisha tha se në programin e tij është orientimi për një urbanizëm modern, infrastrukturë të qëndrueshme dhe investime në turizëm./Kallxo.com/

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit