12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Kryeshefi i ‘Hidroregjionit Jugor’ në Prizren demanton Totajn për ndërprerje të qëllimshme të ujit: E sugjeroj ta denoncojë rastin në organet e drejtësisë

Kryeshefi Ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Fadil Berisha, i është kundërpërgjigjur sot kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, rreth pretendimeve se ndërprerjet e ujit po bëhen qëllimshëm.

Sipas tij, pretendimet e Totajt nuk qëndrojnë.

“Sipas hulumtimeve të ekspertëve në Kosovë ka rënie të ujit në burime, dhe këtu hyn edhe Prizreni”, tha Berisha.

Ai ka ftuar Totajn t’i denoncojë në organet e drejtësisë informacionet që posedon, “se qëllimshëm po ndërpritet uji”.

“E ftoj që ato informacione t’i dërgojë në organet e drejtësisë. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, do të veproj unë”, tha Berisha.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,  javën e kaluar ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa fshatra përreth, duke akuzuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të furnizimit me ujë.

“Kemi informacione se qëllimisht po ndalet uji në Prizren”, ka deklaruar Totaj, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm që po dëmton drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga menaxhmenti i kompanisë dhe ka paralajmëruar masa institucionale nëse situata nuk përmirësohet./PrizrenPress.com/

 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit