13.2 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Liria pret Feronikelin 74 në Prizren

Liria e Prizrenit do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Feronikelit 74, në kuadër të javës së 7-të të Superligës së Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke nisur nga ora 14:00, raporton PrizrenPress.

Liria vjen në këtë sfidë me tre fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e para të sezonit. Ekipi prizrenas ka grumbulluar 11 pikë dhe renditet në vendin e 7-të në tabelën e Superligës, duke synuar të ngjitet më lart me një fitore para tifozëve të saj.

Ndërsa, Feronikeli 74 ka pasur një start të fortë të sezonit, me katër fitore, një barazim dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e para. Ekipi gjendet në vendin e 3-t në tabelë, me 13 pikë të grumbulluara, dhe pritet të jetë rival i fortë për Lirinë në këtë përballje.

Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë dhe me shumë rivalitet, ku çdo gol mund të vendosë fitoren dhe të ndikojë në pozitat e ekipeve në tabelë./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej dy ditësh

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga...

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Lajmet e Fundit