12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Shkyçen 9 lidhje ilegale të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka identifikuar dhe shkyçur nëntë lidhje ilegale të ujit në qytetin e Prizrenit.

“Situatën e rënduar të furnizimit në disa zona të caktuara, si shkak i rritjes enorme të konsumit dhe rënies së nivelit të burimeve, po e rëndojnë edhe keqpërdorimet e shumta të konsumatorëve të pandërgjegjshëm. Vetëm gjatë kësaj jave ekipet të Inspektoratit të Kompanisë, kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 9 lidhje ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

“Hidroregjioni Jugor” thekson se aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme dhe se për çdo rast të evidentuar do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore.

Në përmbyllje, kompania apelon për ndërgjegjësim qytetar: “Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë. Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”/PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit