17.5 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Kabashi premton fokus në mirëqenie sociale – me projekte konkrete për familjet në nevojë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi,tregon se nëse merr besimin e qytetarëve bashkë me partinë, sektori i mirëqenies sociale do të jetë në qendër të angazhimit të tij.

“Ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, me programe, projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me donatorë e shoqata bamirëse, nga të cilat do të përfitojnë drejtpërdrejt familjet në nevojë”, shprehet Kabashi.

Ai ka kujtuar periudhën kur ka udhëhequr Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në vitet 2018–2019, duke veçuar programin “Ndërtimi i shtëpive për familje skamnore”, si një shembull konkret të suksesit.

“Vetëm nga marrëveshja me shoqatën bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, janë siguruar 750 mijë euro, me të cilat janë ndërtuar dhe mobiluar 50 shtëpi për familjet në nevojë”.

Kabashi premton se me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhshme do të angazhohet për të siguruar marrëveshje të ngjashme, përmes të cilave do të përfitonin qindra familje në nevojë.

Ai ka kritikuar qeverisjen lokale aktuale për mungesë të aftësisë në realizimin e bashkëpunimeve të tilla, duke e cilësuar këtë si të pafalshme dhe të dënueshme.

“Përkrahja për Driton Selmanaj si kryetar i komunës është më se e nevojshme, tashmë e domosdoshme. Zëri dhe puna ime në Kuvend do të jenë vazhdimësi e kërkesave të qytetarëve të komunës sonë”.

Dr.Fejzë Kabashi garon me numrin 20 në listën e LDK-së, e cila mban numrin 113 në fletëvotim.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren: 10 aktakuza kundër 16 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu  ka ngritur 10 aktakuza kundër...

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar sot një përson të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë në...

Lajmet e Fundit