Bashkimi Demokratik i Prizrenit prezanton programin dhe kandidatët për Kuvendin Komunal

Bashkimi Demokratik i Prizrenit mbajti sot tubimin elektoral ku prezantoi programin e vetë zgjedhor dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, njëherësh kryetar i BDP-së, theksoi se partia nuk kërkon pushtet për interesa personale, por besim qytetar për të çuar Prizrenin përpara.

“Ne jemi lindur dhe rritur në Prizren, i njohim mirë hallet e qytetit – jo nga zyra, por nga jeta reale. Nëse dëshironi ndryshim – bëjeni ndryshimin me votën tuaj!”, tha Berisha, raporton PrizrenPress.

Programi i BD i Prizrenit fokusohet në zhvillim ekonomik, administratë efikase dhe transparente, infrastrukturë dhe urbanizëm modern, arsim dhe shëndetësi cilësore, jetë aktive kulturore e sportive, mjedise ekologjike, turizëm kulturor, historik dhe malor, si dhe bujqësi të zhvilluar.

Berisha u shpreh se qytetarët kanë mundësinë për të vendosur ndryshe pas viteve të njëjta rotacione.

“Ne nuk jemi as të djeshmit, as të njëjtit; ne jemi për një Prizren me zgjidhje të reja. Ndryshimi nuk është luks – është nevojë! Votën e jep ti, jo ata që e kanë keqpërdorur. Ne nuk premtojmë mrekulli, por premtojmë ndershmëri!”, theksoi ai.

Tubimi shërbeu si mundësi për qytetarët të njihen me kandidatët dhe të diskutojnë drejtpërdrejt mbi vizionin e partisë për zhvillimin e qytetit.

Sipas tij, dallimi i BD i Prizrenit nga të tjerët është i qartë: “NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!”/PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit