8.2 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Liga e Parë, zjarr që në fillim: Derbi prizrenas Proton Cable Prizreni – New Basket

Java e parë e Ligës së Parë të Meshkujve në basketboll sjell menjëherë një përballje të zjarrtë – derbin prizrenas ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe New Basketit.

Ky takim, që zhvillohet të premten në orën 17:00, pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të javës së parë, me të dy skuadrat që synojnë ta nisin sezonin me fitore dhe moral të lartë, raporton PrizrenPress.

Për Proton Cable Prizrenin, kjo është mundësi për të dëshmuar forcën dhe ambicien për t’u rikthyer në elitën e basketbollit kosovar, ndërsa New Basket kërkon të tregojë se është gati të rivalizojë denjësisht që nga ndeshjet e para.

Ky derbi lokal do të zhvillohet në një atmosferë që pritet të jetë e ngrohtë dhe me shumë emocione, pasi basketbolli prizrenas njihet për rivalitetin dhe pasionin e tifozëve të tij.

Krahas këtij dueli, në kuadër të javës së parë të Ligës së Parë zhvillohen edhe ndeshjet tjera:

E enjte
17:00 Kerasan – Borea
18:00 Gjakova – Kosovari
E premte
17:00 Proton Cable Prizreni – New Basket
20:30 KEKU – Istogu

/PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Latifi: I përkushtuar për kushte më të mira për persona me nevoja të veçanta

Me ftesë nga HANDIKOS-i, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, mori pjesë në një takim miqësor me drejtuesit dhe me anëtarët e shoqatës, në shënimin...

Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot shënohet 81-vjetori i i lindjes së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.   Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me...

Lajmet e Fundit