“Ec ma Ndryshe” del me hulumtim: Pse i hedhim mbeturinat në lum?

Organizata “Ec ma Ndryshe” ka publikuar hulumtimin “Pse i hedhim mbeturinat në lum?”, i fokusuar në lumin Lumbardh në Prizren.

Hulumtimi synon të analizojë perceptimet dhe praktikat e qytetarëve lidhur me hedhjen e mbeturinave në lumenj, si dhe të masë nivelin e vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetare.

Sipas organizatës, presioni i shtuar nga urbanizimi, industrializimi dhe praktikat bujqësore të pakontrolluara ka kthyer ndotjen e ujërave sipërfaqësore në një sfidë kryesore mjedisore.

Të dhënat e mbledhura ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi gjendjen aktuale të lumit dhe përfshijnë mendime e propozime të komunitetit për zgjidhje të mundshme.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit