Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Dijon në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj ekipit francez JDA Dijon, e vlefshme për garat e FIBA Europe Cup. Shitja do të bëhet para palestrës “Sezai Surroi” në Prizren, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të klubit, secili person mund të blejë maksimumi katër bileta, ndërsa hyrja në palestër do të lejohet vetëm me biletë të vlefshme, pa asnjë përjashtim moshe.

Çmimi i biletës së rregullt është 3 euro, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 15 euro.

Klubi ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm të mërkurën për ta mbështetur skuadrën në përballjen evropiane, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së publikut prizrenas në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Ejani t’i mbështesim djemtë tanë të mërkurën!”, thuhet në fund të njoftimit të klubit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit