13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që vënë në dyshim transparencën e tij. Gjatë intervistës në emisionin Mirëmbrëma Yje nga Arbana OSmani, Lila deklaroi se dy vite pjesëmarrje radhazi ishin të mjaftueshme për të kuptuar se televizioni publik nuk është ambienti i duhur për të.

“Dy vite rresht janë të mjaftueshme për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im,” u shpreh ajo. Kur Arbana i tha se vendimet në festival merren nga publiku, këngëtarja e hodhi poshtë me forcë këtë pretendim. Ajo la të kuptohet se nuk i është dhënë vlerësimi i merituar në pjesëmarrjet e mëparshme.

“Ju mendoni që m’u dha haku që unë meritoja?” pyeti ajo në mënyrë retorike. Arbana tha se “vendimin e mori publiku”, por Elsa iu përgjigj prerë me “Jo” dhe pyetjen ironike “Ç’publik?”, duke lënë të kuptohet se sipas saj, vota e publikut nuk është përcaktuese e rezultatit final.

Elsa Lila ishte fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”. Kujtojmë se kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2023 u zgjodh nga votat e publikut dhe ishte Albina Kelmendi dhe jo Elsa Lila ajo që përfaqësoi Shqipërinë në skenën ndërkombëtare!/dritare.net

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arpagjik’t të ndaluar për grafitin “UÇK” në Mal të Zi, Bashkimi kërkon lirimin e tyre

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka reaguar pas ndalimit të tifozëve të tij, Arpagjik’t, në Mal të Zi, raporton PrizrenPress. Sipas klubit, ata janë ndaluar...

FBK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit Arben Fondaj

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të njohur, Arben Fondaj. Në telegramin zyrtar të ngushëllimit, Federata...

Lajmet e Fundit