20 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve të tjerë publikë, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk njeh kufij institucional.

KLIKO videon:https://www.facebook.com/reel/791617827043524

“Lufta kundër korrupsionit nuk ndalet as para dyerve të prokurorisë. Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të keqen, nga kushdo që vjen – edhe kur ajo vjen nga brenda vetë prokurorisë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që rastet e tilla sic ishte ai i prokurorit tashmë të arrestuar, Beqë Shala, duhet  t’i trajtojnë si të izoluara dhe jo si përfaqësim i tërësisë së sistemit prokurorial.

“Në këtë institucion ka prokurorë të ndershëm që i qëndrojnë besnik betimit për të punuar me ndërgjegje dhe në frymën e ligjit”, tha ai për Betimi për Drejtësi.

Sipas Kryeziut, ky rast duhet të shërbejë për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Fedi sjell baladën e re ‘Nuk Kthehem’

Artisti i njohur Fedi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Nuk Kthehem”, një baladë e mbushur me ndjenja dhe emocione,...

Për Fatos Nanon

Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera...

Lajmet e Fundit