Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në prag të balotazhit të 9 nëntorit.
Në një reagim drejtuar qytetarëve dhe përkrahësve të PDK-së, Totaj u shpreh mirënjohës për besimin e treguar në rundin e parë të zgjedhjeve, duke theksuar se mbështetja e gjerë në qytet e fshatra është dëshmi e punës së bërë gjatë mandatit të parë.
“Rezultati i rundit të parë tregoi qartë besimin për të vazhduar edhe një mandat me punë të mira e vepra konkrete për Prizrenin. Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë, prandaj kemi shpalosur një vizion të ri me projekte që e modernizojnë qytetin,” ka deklaruar ai.
Totaj theksoi se gjatë drejtimit të komunës ka ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, bashkimit dhe bashkëpunimit me profesionistë të bindjeve të ndryshme politike, duke u udhëhequr nga drejtësia dhe respektimi i ligjit.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Ai shtoi se marrëveshja me LDK-në është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit:
“Jam i lumtur të ndaj lajmin e koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në. Idetë dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë. Falënderoj udhëheqjen e LDK-së dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj, për besimin dhe mbështetjen në balotazh.”
“Prizren, urime dhe na priftë e mbara! Rrugëtojmë bashkë +4 për Prizrenin e të gjithëve dhe për të gjithë!” – përfundon njoftimi i Totajt.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
