9.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Kurti në Korishë mbështet Artan Abrashin për balotazhin e Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me mbështetësit e subjektit të tij politik në fshatin Korishë të Prizrenit, në kuadër të fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Ai ishte i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi.

Mund të jetë një imazh i ?ngrohës i ujit, makinë kafeje dhe ?teksti që thotë "???? KONKURSPUNE UNE KONKU RS KAM AMARIER E SHANKIST/ E Adresa: Wesley Clark (Ortakoll) tek banesat Adcesnee/Cak.ololoclel e Liburnisë Te interesuarit mund na kontaktojn e ???? +383 44 493 700?"??

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti tha se nevoja për ndryshim është e pranishme në çdo pjesë të qytetit.

“Në çdo fshat e çdo lagje të Prizrenit, nevoja për ndryshim thuhet e ndihet në secilin takim dhe tubim që kemi. Kështu ishte edhe në Korishë,” shkroi ai.

Ai e cilësoi mbështetjen për Abrashin si një “mundësi të artë” për qytetin, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim më 9 nëntor.

“Hapi i parë është bërë bashkë, tani është koha për hapin vendimtar, fitoren tonë dhe mirëqeverisjen për qytetarët! Më 9 nëntor, Prizreni e ka mundësinë e artë me Artanin”, përfundoi Kurti.

Balotazhi për kryetar të Prizrenit do të mbahet më 9 nëntor, ku përballen kandidati i LVV-së, Artan Abrashi, dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e...

Kapet gjysmë kilogrami kokainë në Vërmicë (FOTO)

Një rast i posedimit të paautorizuar i substancave narkotike është zbuluar mbrëmjen e së enjtes në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Siç njofton Dogana e Kosovës,...

Lajmet e Fundit