Kryetari i Bashkimit Demokratik për Prizrenin, Zafir Berisha, ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve të Prizrenit për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në balotazhin e 9 nëntorit.
Ai thekson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e qytetit dhe nënvizon mbështetjen e pakushtëzuar të subjektit të tij për kandidatin me numrin 105.
“Bashkimi Demokratik i Prizrenit, si partner i koalicionit, mbështet fuqishëm Artan Abrashin, një njeri i përkushtuar dhe vizionar që ka dëshmuar angazhimin e tij për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës për qytetin tonë”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të bëhen pjesë e një ndryshimi të madh, duke theksuar se Prizreni ka nevojë për një udhëheqje që sjell progres, punësim dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
“Po! Na nevojitet angazhimi juaj, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Prizren më të mirë,” shton ai, duke kritikuar njëkohësisht “riciklimin e shkollave të vjetra politike që Prizrenin e shohin si mall në treg”.
Berisha përmbyll thirrjen e tij me një mesazh të qartë:
“Hapni derën e së ardhmes për Prizrenin! Votoni Artan Abrashin me numrin 105 dhe mbështesni projektet që do ta çojnë qytetin tonë përpara”/PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
