4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Java e Filmit në Suharekë nderon Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin me shfaqjen e “10 MINUTA”

Sot në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë, publiku do të ketë mundësinë të shohë filmin e shkurtër “10 MINUTA”, një vepër kushtuar dy ikonave të mëdha të artit shqiptar, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci.

Filmi, i cili fillon në ora 19:00, është i shkurtër vetëm 10 minuta, por fton shikuesit të reflektojnë mbi plagët e shoqërisë dhe çmimin e rëndë të nderit dhe hakmarrjes.

Skenari dhe regjia janë punë e Burim Halitit, ndërsa në rol luajnë vetë legjendat Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, së bashku me Ahmet Krasniqi dhe Artan Mavraj.

Sinopsisi:
Historia ndjek një gjakmarrje që ka vazhduar brez pas brezi, duke u bërë pjesë e jetës së një familjeje. Personazhi kryesor, Beqa, ndjek të njëjtën rrugë si paraardhësit e tij, i bindur se po mbron nderin dhe traditën. Por gjithçka përfundon në tragjedi, duke zbuluar se breza të tërë kanë qenë të mbyllur në një rreth urrejtjeje dhe gabimesh që nuk sollën as drejtësi, as paqe.

Ky film i shkurtër është një homazh i veçantë ndaj Faruk Begollit dhe Enver Petrovcit, dy artistëve që pavarësisht largimit të tyre, rolet dhe trashëgimia e tyre mbeten të pavdekshme në kujtesën e publikut.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e...

Lajmet e Fundit