Të shtëna me armë gjatë ahengut familjar në Suharekë, policia sekuestron dy pistoleta

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa hetimore pas raportimeve se më 15 nëntor 2025, gjatë një ahengu familjar në fshatin Savrovë të Suharekës, kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

“Sektori i hetimeve në Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se më datë 15.11.2025, në një aheng familjar në fshatin Savrovë – Suharekë, ka pasur të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton PrizrenPress.

Mëngjesin e së hënës, më 24.11.2025, rreth orës 08:10, Policia e Suharekës, në koordinim me Prokurorin Publik të Shtetit, ka kontaktuar organizatorin e ahengut, i cili është intervistuar si dëshmitar. Gjatë deklarimit të tij, policia ka mësuar se personi i dyshuar për të shtënat është vëllai i dëshmitarit, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, ku jeton dhe punon.

“Dëshmitari është intervistuar dhe, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin kujdestar është liruar, ndërsa i dyshuari do të kontaktohet pasi të vijë në Kosovë”, vijon njoftimi i policisë.

Armët e sekuestruara si prova materiale janë një pistoletë me gaz, prodhuese ZORAKI 917, kalibër 9 mm, me një karikator, si dhe një pistoletë AREX Delta, me një karikator, dy (2) fishekë kalibër 9×19, dhe shtatë (7) fishekë kalibër 9 mm

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë hetimore për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të festojnë pa armë dhe të raportojnë çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit