Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kishte problemin e buxhetit, ku përmbaruesi ia ka marrë mjejtet e komunsë. Latifi në “Adresa” tha se me përmbaruesin kanë probleme vazhdimisht.
Ai tha se këtë vit, përmbaruesi ua ka marrë rreth 3 milion euro në të gjitha kategoritë ekonomike, investime kapitale, mallra e shërbime.
Përveç kësaj, Latifi tha se javën e kaluar, ia kanë marrë edhe të hyrat komunale, apo ato vetanake rreth 180 mijë euro. Ai tha se Rahoveci nuk ka probleme me pagesat e energjisë elektrike apo pagesa themelore, por nuk është e drejtë të merren të hyrat komunale.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
“Me thesarin, me përmbaruesin kemi probleme vazhdimisht. Edhe këtë vit na janë marrë rreth 3 milion euro, në të gjitha kategoritë ekonomike, në investime kapitale, mallra, shërbime, subvencione. Edhe para 4-5 ditësh janë marrë 178 mijë euro që janë tërësisht të hyra komunale, të hyra vetanake dhe faturat kanë qenë në pritje për shlyerjen e detyrimeve ndaj operatorëve. E ato na janë marë dhe natyrisht që kemi vështirësi. Ne nuk kemi vështirësi për pagesën e energjisë elektrike apo për disa pagesa për nevoja themelore për shkak të stines ku jemi, por të merren nga një komunë relativisht e vogël siç jemi ne, nga thesari diku rreth 3 milion euro brenda një viti është shumë e madhe, është shumë e cila padyshim që ndikon në ecurinë e të gjitha punëve, qoftë investime kapitale, qoftë mallra shërbime, qoftë subvencione”, shtoi tutje Latifi./Gazeta10
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren