Universiteti pa drejtues, sot pritet emërimi i ushtruesve të detyrës

UP-rektoratiUniversiteti publik “Hasan Prishtina” aktualisht është pa udhëheqje. Rektori dhe prorektorët tashmë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa Këshilli Drejtues ka paralajmëruar që sot të emërojë në vend të tyre ushtrues të detyrës.

Njëri nga të përfolurit për postin e ushtruesit të detyrës së rektorit, Ethem Çeku, sipas burimeve të Koha.net ka refuzuar të pranojë këtë rol.

Sipas kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së, Muharrem Nitaj ushtruesit e detyrës do të emërohen për një afat të caktuar kohor e me përgjegjësi të kufizuara, deri në zgjedhjet e reja në UP. Nitaj u ka thënë medieve se zgjedhjet do të mbahen pas ndryshimeve në Statutin e Universitetin e Prishtinës dhe në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit