3.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Limaj thotë se do t’i bashkëngjitet PDK-së në Kuvend, e quan “fazë të dytë të bashkimit”

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka deklaruar se partia e tij do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës si grup parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Limaj këtë e ka dhënë si premtim, duke e quajtur si “fazë të dytë të bashkimit”, kurse tha se faza e parë dështoi, duke aluduar në pamundësinë që partia e tij të shkrihet në listën zgjedhore të PDK’së, shkruan Insajderi.

“Me deputetët e nismës unë sot, ju miq atë që keni pritur dhe ma keni kërkuar. Unë do ta jap premtimin. Nëse Nisma do të jetë në parlament në grupin parlamentar, do t’i bashkohemi grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

“Partitë të mëdha nuk kanë bërë ndonjë ndryshim substancial që do të jepnin shpresë se do ta ndryshonin qeverisjen. Mundësia për ta ndryshuar qeverisjen është nëse Nisma kalon pragun dhe i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së”, tha ndër të tjera ai.

Limaj parasheh që Nisma t’i ketë gjashtë deputetë në nomenklaturën e radhës. /Insajderi.org/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Pensionohet polici Nasuf Sinanaj

Me një ceremoni modeste të organizuar në objektin e policisë kufitare në Morinë, është shënuar dalja në pension e zyrtarit policor nga Shkoza, Nasuf...

Lajmet e Fundit