5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Gjykata e Prizrenit dhe UPZ nënshkruajnë marrëveshje trevjeçare bashkëpunimi

Gjykata Themelore në Prizren dhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e cilësisë së arsimit juridik.

Marrëveshja u firmos nga Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, në emër të Universitetit “Ukshin Hoti”, dhe nga kryetarja e Gjykatës Themelore, Shpresa Emra. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ass. Milot Krasniqi, përfaqësues i Fakultetit Juridik dhe mbështetës i procesit të nënshkrimit.

Sipas njoftimit, memorandumi parasheh thellimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional, duke përfshirë zhvillimin e praktikave juridike për studentët, shkëmbimin e ekspertizës profesionale, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, kërkimore e shkencore, si dhe afrimin e teorisë me praktikën gjyqësore. Gjykata do të mbështesë programet Bachelor dhe Master, do të mundësojë praktika profesionale dhe do të marrë pjesë në konferenca, publikime e trajnime të përbashkëta.

Në të njëjtën kohë, Fakulteti Juridik i UPZ-së do të ofrojë mbështetje institucionale për realizimin e aktiviteteve, zhvillimin e klinikave juridike dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale të studentëve dhe stafit akademik.

Marrëveshja ka afat trevjeçar, me mundësi rinovimi, dhe pritet të kontribuojë në rritjen e përvojës praktike të studentëve si dhe në forcimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet dy institucioneve.

“Ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit institucional dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim profesional e akademik në fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Lajmet e Fundit