1.7 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Presidenti Begaj viziton Rahovecin, dekorohet nga Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Latifi, përmes një postimi në Facebook, tha se gjatë takimit me Begajn, theksoi rolin dhe vlerat kombëtare të Rahovecit, komunë që historikisht i ka dhënë shumë vendit.

“Paraqita arritjet, sfidat dhe sukseset tona, si dhe pasurinë bujqësore e kulturore që e bëjnë Rahovecin një komunë me potencial të madh zhvillimor”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, ai thotë se Begaj ia uroi mandatin e katërt si kryetar i komunës.

Të dy, biseduan edhe për temat që i lidhin si dy shtete dhe një komb i vetëm: për sigurinë, për kulturën, për ekonominë dhe për misionin e përbashkët për të ruajtur e për të përforcuar vlerat kombëtare kudo ku jetojnë shqiptarët.

Në shenjë nderimi të lartë institucional dhe atdhetar, Latifi i dorëzoi presidentit Begaj dekoratën “MEDALJA E LIRISË”, me motivacionin: “Për kontributin atdhetar e humanist, për rolin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare në të gjitha etapat e historisë sonë, për angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin kombëtar e ndërkombëtar të çështjes shqiptare, si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike në trojet etnike shqiptare”.

Në këtë vizitë, prezent ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

LDK-ja në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e shtabit zgjedhor, ku janë...

Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj ka bërë sot betimin zyrtar për fillimin e mandatit të tij të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia u zhvillua në...

Lajmet e Fundit