Liria dhe Drini i Bardhë përballen sot në Prizren

Liria e Prizrenit zhvillon sot një ndeshje miqësore përballë Drinit të Bardhë, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e garave.

Takimi do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me fillim nga ora 13:00, raporton PrizrenPress.

Për skuadrën prizrenase, kjo ndeshje shërben si test i rëndësishëm për vlerësimin e formës së ekipit dhe për dhënien e minutave lojtarëve, nën drejtimin e trajnerit Liridon Leci. Nga ana tjetër, edhe Drini i Bardhë synon të shfrytëzojë miqësoren për të testuar gjendjen e skuadrës së tij.

Edhe pse me karakter miqësor, përballja pritet të ofrojë rivalitet dhe intensitet në fushë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit