Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën.
Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më tepër.
Telashe kanë edhe banorët e fshatit Sllapuzhan të Suharekës.
Lidhur me situatën atje, ka folur kryetari Bali Muharremaj.
Ai shpjegoi edhe një rast të një të moshuari.
“Mbrëmë një i moshuar ma ka dërguar një video dhe më ka ardhur shumë rëndë. Veç me shku unë si kryetar me ja ble një agregat dhe me ia siguru nja 100 litra derivate edhe me pas rrymë për festat e fundvitit””, deklaroi Muharremaj në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.
Muharremaj tha se probleme ka edhe në fshatrat tjera të Suharekës.
Ai theksoi se është hera e parë që nuk e ka hapur telefonin për shkak të telefonatave të shumta nga qytetarët.
“Unë apeloj tek të gjithë qytetarët, le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë problem nuk është kryetari i komunës, se nuk mundet me ndiku te furnizimi me energji elektrike, pasi që deri më 5 janari kemi me i pasë këto probleme jo veç në Suharekë por edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës”, deklaroi i pari i Suharekës në Klan Kosova.
“Ne mundohemi me mish e shpirt që të bisedojmë me anëtarët e KEDS-it, por prapë e kemi problemin e pazgjidhur”, theksoi ai.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren