0.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Nga lufta në politikë – Sozia e Adem Jasharit në garë për deputet

Njihet si personi që në aspektin fizik, më së shumti ngjason me komandantin legjendar, Adem Jashari. Është fjala për luftëtarin e tri luftrave, Bekim Hotin nga Malisheva. Së fundmi, Hoti po e kërkon mandatin e deputetit, duke u bërë pjesë e listës së deputetëve nga Nisma Socialdemokrate.

Janë dy persona të ndryshëm në një fotografi.

E ngjashmëria fizike mes tyre, është e këtij niveli.

Në njërën anë, është vet komandanti legjendar, Adem Jashari, e anën tjetër, luftëtari i tri luftërave, Bekim Hoti, nga Malisheva.

Ky i fundit për Tëvë1, ka thënë se ishte pikërisht rënia heroike e komandantit legjendar, që e shtyri t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Menjëherë pas rënies së Jasharëve, unë kam vazhduar me dy shokët e klasës, Zejnullah Berishën dhe Minir Hotin, kemi shkuar për Shqipëri, jemi armatosur dhe jemi kthyer për Kosovë”, tha kandidati nga Nisma, Bekim Hoti.

Nisjen për në shtetin shqiptar, Hoti me dy shokët, e bën nga bankat e shkollës së mesme.

Sekretin ia besuan, vetëm ish-kryetarit të klasës, Shaban Kilajt.

“Meqenëse isha kryetar i klasës, Bekimi mu afrua dhe me thotë: Shabë, disa ditë do të mungojmë, por t’i nuk duhet ta ndash më askënd. Pastaj më tha se do ta marrim rrugën për në Shqipëri, arsyeja është më u armatos”.

Por, mungesat e shumta, bën që tre nxënësit te jenë në prag të përjashtimit nga shkolla.

“Për shkak të mungesave të shumta, këshilli i shkollës kërkon që këta të përjashtohen nga shkolla. U detyrova që ta them një sekret, që i kam premtua Bekimit që nuk do të flas më askënd. I tregova profesorit që tre shokët tanë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për mu armatos. Reagimi i profesorit ka qenë mbresëlënës, iu mbushën sytë me lot”, tha ish-kryetari i klasës 4/7, Shaban Kliaj.

Pas transformimit të UÇK-së Hoti shërbeu si kapiten në TMK, për 10 vite.

Por nga viti 2021, Hoti u bë njeriu që më së shumti, i ngjason komandantit legjendar, Adem Jasharit.

“Në luftën në Maqedoni të Veriut në vitin 2001, atëherë në atë kohë në luftë i pata rritë flokët dhe mjekrën dhe nga ai vit, e kam pas si qëllim me i ngjasuar komandantit legjendar, por ngjasimi është vetëm fizik, sepse në tërësi, ngjashmëri me komandantin nuk mund të ketë askush në botë”, tha ai.

E së fundmi, Hoti u kthye edhe një herë nën komandën e komandant Çelikut.

Këtë herë si kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Pas pauzës, duke e parë gjendjen kaotike në politikë këtu në shtetin tonë, duke e analizuar gjendjen aktuale, tashmë jam pjesë e listës, z. Fatmir Limaj, me numër 122”.

Ndryshe, nga viti 2013 deri në vitin 2017, Bekim Hoti shërbeu edhe si asamblist në Kuvendin Komunal të Malishevës.

 

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Lajmet e Fundit