Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese me 49,30 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sipas këtyre rezultateve, është partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e treta, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalë partia e katërt, ndërkaq Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun.
Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim (DnV), ka bërë të ditur se në bazë të këtij rezultati, LVV-ja ka arritur që t’i ketë tetë deputetë më shumë apo në total 56.
PDK-ja, sipas Cakollit do ta ketë një deputet më pak, pra 23 ndërkaq LDK-ja do të jetë partia që më së shumti e ka pësuar në këto zgjedhje. Ky subjekt politik do t’i ketë pesë deputetë më pak në Kuvendin e Kosovës, ose gjithsej vetëm 15 përfaqësues.
Cakolli po ashtu ka thënë se AAK-ja do t’i ketë gjashtë deputetë në Kuvend, apo dy më pak se në zgjedhjet paraprake, por nëse nuk llogariten deputetët e Nismës në legjislaturën e kaluar, atëherë AAK-ja do ta ketë një deputet më shumë.
Postimi i plotë i Cakollit, pa ndërhyrje:
Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:
• LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
• PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
• Lista Serbe: 9 mandate;
• GI SPO: 1 mandat;
• KDTP: 2 mandate;
• VAKAT: 1 mandat;
• NDS: 1 mandat;
• SDU: 1 mandat;
• IRDK: 1 mandat;
• PLE: 1 mandat;
• LPRK: 1 mandat;
• PSA: 1 mandat;
• JGP: 1 mandat.
Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).
____
Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.
Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:
• LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
• PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
• LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
• AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
