Prizren, ndërprerje e mundshme e ujit për shkak të reshjeve

Kompanja Rajonale e Ujêsjellësit  “Hidroregjioni Jugor” njofton qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit kanë filluar të turbullohen. Kjo mund të shkaktojë rritje të turbullirës dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

“Ju bëjmë apel që të bëni rezervim të ujit të pijshëm, pasi në raste të caktuara mund të jemi të detyruar të bëjmë ndërprerje të përkohshme të furnizimit, me qëllim që të ruajmë sigurinë dhe cilësinë e tij për konsum”, apelon “Hidroregjioni Jugor”, përcjell PrizrenPress.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike janë duke monitoruar gjendjen në mënyrë të vazhdueshme dhe po punojnë për stabilizimin e burimeve dhe normalizimin e situatës sa më shpejt të jetë e mundur.

KRU “Hidroregjioni Jugor” gjithashtu kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të rezervojnë sasi të mjaftueshme uji për nevoja bazike familjare, të kursejnë ujin gjatë kësaj periudhe, si dhe të ndjekin njoftimet e radhës për informacione shtesë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit