Apel për kujdes ndaj qytetarëve që jetojnë pranë lumit Mirusha pas reshjeve të fundit

Komuna e Malishevës ka lëshuar një apel për qytetarët që jetojnë pranë lumit Mirusha, pas reshjeve të shumta të 24 orëve të fundit.

Qytetarët e fshatrave Mirushë, Lubizhdë, Turjakë, Dmanek dhe Bubël këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse.

“Shtabi Emergjent ka vlerësuar se, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, ekziston mundësia e rritjes së nivelit të ujit në lumin Mirusha. Qytetarët që jetojnë në afërsi të lumit këshillohen të tregojnë kujdes dhe të jenë të informuar për zhvillimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen në pastrimin e urave nga mbeturinat dhe trungjet e drunjve, si dhe në përgjigje të thirrjeve të qytetarëve.

Komuna gjithashtu rekomandon shmangien e lëvizjeve të panevojshme dhe përdorimin e rrugëve alternative kur është e nevojshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit