9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në fshatin Muradem të Prizrenit për shkak të turbullirës

Fshati Muradem i Prizrenit është përballur me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, si pasojë e paraqitjes së turbullirës në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të KRU “Hidroregjioni Jugor” ShA, masa është marrë për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve, derisa uji të përmbushë standardet e nevojshme për përdorim, raporton PrizrenPress.

Për të mos lënë banorët pa furnizim, kompania ka vënë në dispozicion cisternë me ujë, e cila është e stacionuar në qendër të fshatit dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë konsumatorët e kësaj zone.

“Ekipet tona janë duke e monitoruar situatën dhe furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë sapo të sigurohet cilësia e kërkuar e ujit për konsum”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Nga kjo kompani u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në normalizimin e plotë të gjendjes./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit