1.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Situata e ujit në rajonin e Prizrenit: Ku mund të pihet dhe ku jo

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar qytetarët për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në rajonin e Prizrenit, bazuar në analizat laboratorike të fundit dhe monitorimin e vazhdueshëm të burimeve të ujit.

Sipas njoftimit, ka përmirësim të dukshëm të cilësisë së ujit në burimet ‘40 Burimet’ në Prizren.

“Megjithatë, sipas rezultateve të fundit të analizave laboratorike, uji ende nuk i plotëson standardet e plota për përdorim për pije. Rekomandohet që deri në njoftimin e radhës, uji të përdoret vetëm për nevoja sanitare/higjienike”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

Ndërkohë, 14 fshatrat e regjionit të Hasit dhe Vërrinit, të cilat furnizohen nga burimi i Sozit: “Janë plotësisht brenda standardeve dhe uji mund të përdoret pa kufizim për pije”.

Fshatrat Zhur, Vermicë, Dobrushte dhe Shkozë, të furnizuara nga burimi i Vermicës: “I plotësojnë të gjitha standardet për përdorim të ujit për pije”.

Në burimin e fshatit Muradem: “Niveli i turbullirës vazhdon të jetë i lartë; për këtë arsye furnizimi ende nuk është rikthyer”.

Për Njësinë Operative Suharekë: “Sipas analizave të fundit, ka përmirësim të cilësisë së ujit në qytetin e Suharekës dhe në fshatin Dobërdolan. Përjashtim bën burimi i fshatit Studençan, ku, edhe pse ka përmirësim të dukshëm të cilësisë së ujit, bazuar në analizat laboratorike, uji nuk rekomandohet për pije dhe mund të përdoret vetëm për higjienë deri në njoftimin e radhës”.

Për Njësinë Operative Malishevë: “Edhe pse është evidentuar përmirësim i dukshëm i cilësisë së ujit në burime, sipas analizave të fundit uji ende nuk i plotëson standardet për përdorim për pije dhe rekomandohet të përdoret vetëm për nevoja higjienike”.

Kompania apelon tek konsumatorët të përcjellin njoftimet zyrtare në lidhje me cilësinë e ujit në të gjithë zonën e shërbimit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën në vazhdimësi. Për çdo ndryshim apo zhvillim të ri, konsumatorët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Evakuohen disa familje në Malishevë pas vërshimeve

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ekipet...

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar” këtë janar

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis këtë muaj programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar”, me tre shfaqje të veçanta në 9, 16 dhe...

Lajmet e Fundit