Totaj nderon me mirënjohje pronarin e restorantit “Beska”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për ndërmarrësin e njohur prizrenas, Besim Shkreli, pronar i restorantit “Beska”, i cili vepron në qendër të qytetit.
Sipas tij, restoranti “Beska” ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e biznesit lokal, duke u shndërruar në shembull suksesi dhe përkushtimi, si dhe ka qenë mbështetës i vazhdueshëm i aktiviteteve sportive në Prizren.
“Beska ka qenë dhe mbetet një histori suksesi për Prizrenin. Përveç zhvillimit të biznesit lokal, ky restorant dhe pronari i tij kanë kontribuar vazhdimisht edhe në përkrahjen e sportit dhe aktiviteteve të tjera me rëndësi për qytetin,” ka deklaruar kryetari Totaj.

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit