4 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit

Bashkimi i Prizrenit e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, duke triumfuar me shifrat 72:81 në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dueli ishte mjaft i tensionuar, teksa në fillim të pjesës së dytë pati edhe një incident serioz në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku një tifoz i Vëllaznimit nga tribunat ka goditur me shishe ndihmëstrajnerin e skuadrës së Bashkimit nga Prizreni, Bledar Gjeqaj.

Krijojmë webfaqe për biznese

Si pasojë e goditjes, Gjeqaj pësoi lëndim dhe u shtri në parket, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga stafet dhe zyrtarët e ndeshjes.

Tjetër skandal në basketbollin kosovar: Asistenti i Bashkimit goditet me shishe nga tifozët e Vëllaznimit

Pas këtij incidenti, gjyqtari vendosi ta ndërpresë ndeshjen, për shkak të mungesës së sigurisë dhe pamundësisë për vazhdimin normal të takimit.

Megjithatë, më vonë rinisi ndeshja pas zbrazjes së tribunave, ndeshje e cila ishte mjaft interesante deri në fund, e që kulmoi me fitoren e mysafirëve me nëntë pikë dallim.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Më i miri në parket te fituesit ishte Dequon Lake, i cili realizoi 19 pikë, bëri tetë kërcime dhe një asistim, ndërsa Andrew Gordon ‘shkëlqeu’ te Vëllaznimi me 12 pikë dhe plot 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në takimin tjetër, Bora e mposhti Rahovecin 029 me shifrat 79:74.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Lajmet e Fundit