Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka qëndruar sot në Prizren ku në Gjykatën Themelore të kësaj komune ka monitoruar një nga seancat dëgjimore që janë mbajtur ndaj të dyshuarve për falsifikim të rezultateve zgjedhore.
Ai këtë e ka quajtur një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, megjithatë ai ka përcjell edhe një apel.
“Mendoj që është një prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, por apeli im është që edhe drejtësia të jetë e kujdesshme, që asnjë person i pafajshëm të mos jetë pjesë e një procesi ku mund të dëmtohet dinjiteti i tij dhe të respektohen të gjitha të drejtat”, tha para gazetarëve Qelaj, që tregoi se aty shkoi sot për të monitoruar se si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen e respektohen standardet për një qasje mundësi të drejtë.

Ai tha se dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve, është shumë i madh dhe hetimi duhet të shkojë deri në fund, por tha se gjithashtu duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë i të gjithë atyre që sot kanë hyrë me pranga në objektin e gjykatës, derisa nuk kanë një vendim të formës së prerë.
“Kërkesa ime është të respektohet prezumimi i pafajësisë, sepse secili person që sot është futur me pranga në këtë derë të gjykatës, derisa nuk e ka një vendim të formës së prerë, është i pafajshëm dhe trajtimi duhet të jetë i tillë, por natyrisht që hetimi duhet të shkojë deri në fund, sepse dëmi që i është shkaktuar një procesi demokratik dhe një të drejte të garantuar të qytetarëve, natyrisht është shumë i madh”, deklaroi Avokati i Popullit./RTKlive/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
