Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre burra në Prizren pasi të njëjtit kishin rrëmbyer një burrë tjetër.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë, e cila dyshohet të jetë nga Peja.
Të dyshuarit rreth një orë më vonë e kanë liruar viktimën, e cila kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me rastin.
“Piranë, Prizren / 24.01.2026-11:52. Katër persona të dyshuar-të panjohur, dyshohet se me forcë e kanë futur në veturën e tipit Seat (me targa vendore) viktimën mashkull kosovar, pasi që dyshohet se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë e cila dyshohet të jetë nga Peja. Të dyshuarit, pas rreth një ore e kanë liruar viktimën i cili kishte pësuar lëndime të dukshme. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Katër të dyshuarit m/k, njëri i mitur janë arrestuar dhe si provë materiale janë sekuestruar vetura që është përdorur në rast, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
