Një grup kandidatësh nga parti të ndryshme që garuan për Kuvendin Komunal të Prizrenit kanë dorëzuar të mërkurën një kërkesë në Prokurorinë Themelore në Prizren për hetimin e procesit zgjedhor lokal.
Sipas kërkesës, kandidatët kërkojnë që hetimet të përfshijnë edhe votat për Kuvendin Komunal nga zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor 2025.
Ata shprehin dyshime se gjatë procesit të numërimit të votave mund të ketë pasur parregullsi.
Fejzë Kabashi, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se kërkesa është dorëzuar në emër të tij dhe rreth 40 kandidatëve të tjerë. Sipas tij, pjesë e procesit të numërimit kanë qenë disa nga komisionerët dhe zyrtarët zgjedhorë që tashmë ndodhen në paraburgim dhe po hetohen për dyshime lidhur me manipulim votash në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Kabashi theksoi se ruajtja e materialeve zgjedhore është e domosdoshme për, siç tha ai, “zbardhjen e plotë të çdo dyshimi” dhe për garantimin e transparencës së procesit zgjedhor.
Kandidatët nënshkrues, sipas tij, presin që institucionet e drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin.
Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria Themelore në Prizren nuk ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare lidhur me këtë kërkesë.TV Prizreni
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren