Praktikantët e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Suharekë kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale një (1) vjeçare, duke shënuar një hap të rëndësishëm në formimin e tyre profesional në fushën e drejtësisë.
Me rastin e përfundimit të praktikës, kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, ka pritur praktikantët në një takim falënderues, ku i ka përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit 2025, si dhe u ka ndarë certifikata për përvojën e fituar.
Gjatë kësaj periudhe, praktikantët kanë qenë të angazhuar në zyra të ndryshme të Gjykatës, nga pranimi dhe menaxhimi i lëndëve, deri te bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me gjyqtarët dhe stafin profesional të divizioneve të ndryshme, duke fituar përvojë praktike të vlefshme.

Kryetarja Emra ka theksuar se njohuritë dhe përvoja e fituar gjatë praktikës do t’u shërbejnë praktikantëve në ndërtimin e karrierës së tyre profesionale në të ardhmen.
Gjyqtarët dhe stafi administrativ i Gjykatës kanë shprehur falënderime për kontributin dhe ndihmën e praktikantëve, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
